Ish-kryeministri i Shqipërisë në gjendje të rëndë shëndetësore

0
138

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS-së, Fatos Nano është dërguar në Spitalin Amerikan.

Ai zbret nga makina tip Mercedes Benz i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano dhe shoqëruesi i tij.

Nuk dihet se çfarë mund të ketë pasur Nano, por shihet se ai vë maskën dhe ecën ngadalë, në pamundësi për të vazhduar me këmbët e tij.

I ndihmuar dhe nga mjekët ai ulet në karrocë dhe futet brenda në spital për të marrë ndihmë mjekësore.