7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Prishja e qetësisë: Arabia ndalon zërin e lartë të hoxhallarëve nëpër xhami, lejohet veç Ezani

Rekomandime

Gati dy vjet pas diskutimesh të nxehta në lidhje me kufizime përdorimit të altoparlantëve në dhe përreth xhamive, Mbretëria e Arabisë Saudite ka lëshuar një njoftim ku ndalon përdorimin e altoparlantëve jashtë xhamive në mbarë xhamitë e këtij vendi.

Shteti arab ka vendosur restrikcione në përdorimin e altoparlantëve nëpër xhami bazuar në ligjin e sheriatit i cili sugjeron “të mos ketë dëmtime” dhe të mos përdoren amplifikatorët e jashtëm për qëllime tjera përpos thirrjes së njerëzve për t’u falur.

- Advertisement -

Megjithëse direktivat e reja nuk ndalojnë krejtësisht përdorimin e altoparlantëve, ato vënë kufizime domethënëse që të sigurohet se zëri i lartë i hoxhës të mos jetë i papërshtatshëm për të gjithë njerëzit, shkruan RW, transmeton Reporteri.net.

Xhamitë udhëzohen të përdorin altoparlantët vetëm për Ezan dhe Iqamat.

Për më shumë, Ministria e Punëve Islame ka thënë se do të ketë ndëshkime për ata që nuk i binden këtij urdhëri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit