Gazetari Valon Syla është tallur me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, teksa po diskutohej për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.
Syla në Pressing të T7 ka shkaktuar të qeshura duke treguar për fqinjët e tij të cilin sipas tij nuk e kishin besuar se Vetëvendosja do të fitonte aq shumë vota.
“Ata kojshia e mi thanë shumë bre ka marrë Vetëvendosja, thashë po a i keni votu, thanë po bre po shumë kanë marrë. U çuditën edhe vetë se kanë thënë mos nuk po fiton, kur e kanë pa rezultatin, shumë”, ka thënë Syla.
Tutje ai tha se Vetëvendosja nuk ka njerëz adekuat për kandidatë për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale.
“Vetëvendosja edhe pse i ka marrë shumicën e votave, nuk ka njerëz, kryesisht janë ish-LDK. Me Bulliqin e fitoi Podujevën, me Vjosa Osmanin i fitoi zgjedhjet, Vetëvendosja vetë nuk ka njerëz, ky është problemi kyç që do ta ketë komuna. Kanë votu 1 herë për inati, nuk votojnë gjithë”, ka thënë Syla.