Gjukanoviç dënon brohoritjet anti shqiptare në ndeshjen Buduçnost-Deçiq

    0
    292

    Presidenti Milo Gjukanoviç ka dënuar brohoritjet anti shqiptare të një grupi tifozësh të Buducnostit në ndeshjen e mbrëmshme të futbollit të finales së Kupës së Malit të Zi kundër Deçiqit, duke thënë se fotografitë e viteve 1990 në Malin e Zi evropian dhe qytetar nuk do të lejohen.

    Tifozët nga tribuna e veriut të stadiumit brohoritnin duke i sharë shqiptarët “j ** i šiptari” në ndeshjen e mbrëmshme, gjë që nuk u pëlqye nga pjesa tjetër e tifozëve.

    “Fushat sportive kanë qenë gjithmonë fusha për konkurrencë sportive, kurrë për shpërthime të urrejtjes dhe intolerancës etnike,” shkroi Gjukanoviç në Twitter.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve të kontribuojnë me shembullin e tyre në mbrojtjen e tolerancës dhe bashkëjetesës “në një Mal të Zi multietnik që është nën suIm”.

    “Ne nuk do të lejojmë imazhe të viteve ’90 në Malin e Zi evropian  në 2021,” tha ai