2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Video e gjyqtares me këngën e tij u bë virale në rrjet, reagon Don Xhoni

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme, emri i kryegjykatëses së Elbasanit, Enkeleda Kapedani u lakua së tepërmi në media.

- Advertisement -

Kjo për faktin, se asaj iu bënë publike një sërë videosh, ku shihej teksa dëgjonte muzikë e sfilonte në ambientet e brendshme të gjykatës, e ato, i publikonte më pas në rrjetin social “Tik Tok”.

Në video të tjera ajo shihej teksa drejtonte makinën, ku gjithashtu, në pah doli se gjyqtarja kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Sakaq, në njërën nga pamjet e publikuara, gjyqtarja Kapdeani, shfaqej duke dëgjuar këngën “Maffia” të reperit të njohur Don Xhoni. Pikërisht, ku i fundit ka reaguar në lidhje me këtë zhvillim, duke postuar diçka në rrjete sociale.

Ai ka publikuar një video të gjyqatres Kapedani, shoqëruar me një emoji që mendohet. Më pas reperi ka publikuar një video të tij dhe përkrah saj ka shkruar: “Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres”.

- Advertisement -

Për ngjarjen në fjalë një reagim ka pasur edhe nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, e cila përmes kryetarit të saj, Artan Metanit, ka njoftuar se ndaj gjyqtares ka nisur një hetim disiplinor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit