19 raste të reja me COVID-19

    0
    102

    Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e virusit SARS-COV-2.

    Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 19 raste të reja të infektuara me këtë virus.

    Një informatë e tillë kësaj rradhe është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës.

    Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.

    Në total numri i rasteve aktive është 2.043.

    Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!