Fulvia Pellegrino de Peveragno ka shpenzuar shuma të madha parash për të bërë operacione.
Ajo ka nisur të bëjë opecione plastike që kur ka qenë 15 vjeçe.
Fulvia që atëherë ka bërë shumë operacione për të arritur “fytyrën perfekte”.
Tani ajo është 40 vjeçe, por ka harxhuar më shumë se 46,000 euro për të pasur atë që sipas saj ajo e quan fytyrën perfekte.
Ajo ka bërë 150 injeksione të buzëve dhe mollëzave, katër implantime të gjirit dhe dy grupe të liposuksionit.
Theksojmë këtu se Fulvia ka ardhur në jetë si burrë, por që 15 vjeçe si thotë ajo ka dashur të jetë femër dhe ndaj ka bërë aq shumë ndërhyrje.
Pas operacionit të saj të fundit në vithe, ajo nuk ka ndërmend të ndalet këtu dhe planifikon ndërhyrje të tjera për të marrë rezultatin që imagjinon.
Ajo tani ka një partner, por ai thotë se lidhja e tyre po ndryshon shumë prej faktit se ajo do të bëj edhe më shumë operacione të tjera.