Ramabaja flet për Hashim Thaçin: Beadin Hallaqi nuk ka shkuar vetë në qiellin e shtatë

    0
    333

    Anëtari i VV-së, Sadri Ramabaja, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se lufta e UÇK-së duhet të mbrohet me argumente, por ka shtuar se ish-lideri politik Hashim Thaci e ka vendin në Hagë.

    Ai ka thënë se Thaci duhet të përgjigjet për disa akuza.

    “Mendoj se ai e ka vendin atje. Këtu po flas në emrin tim e jo në emër të VV-së. Mendoj se ai duhet të përgjigjet për disa çështje. Sepse Beadin Hallaqi nuk ka shkuar vet në qiellin e shtatë”, ka thënë ai.

    Më vonë ai tha se Hallaqin e kishte shok të mirë.

    Reklamë

    “Hallaqi ka qenë shok i imi i mirë. Mw kishte vizituar nw Zvicwr. Unë isha i shokuar kur e kam marrë vesh për vrasjen e tij”, tha ai.

    Ndaj këtyre komenteve reagoi panelisti Zgjim Hyesni.

    Ai tha se nuk mund ta besoj që ka këso njerëz që punojnë kundër shtetit të Kosovës. Ai kujton protestat e VV-se kundër EULEX-it dhe UNMIK-ut duke mbrojtur luftën e UÇK-së.