Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shfaqur ashpër kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.
Ai madje në Rubikon me Adriatik Kelmendin, tha se Presheva, Medvegja e Bujanoci, s’mund t’i bashkohen Kosovës, pa Iuftë.
”Kjo punë nuk është me lujt ‘puzzle’”.
”Në këtë shtet ka një histori. Riorganizimi territorial është eksperimenti më i gabueshëm, ka qenë projekti i parë i kryeministrit serb Zoran Gjingjiq”.
”Shkëmbimi territorial, është gabimi më fundamental që i bëhet kombit shqiptar, dhe këtij shteti”.
”Kjo është Kosova”.
”Kjo punë me negociata nuk bëhet. Kjo bëhet me Iuftë. Pa Iuftë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin nuk e merr Kosova”.
”S’ka nevojë me u përgjigj ndaj kërkesave të Serbisë. S’mund t’i marrësh shqiptarët e Preshevës pa Iuftë”.