Darka e shtruar nga liderët shtetëror të Kosovës ndaj Miroslav Lajçak, emisarit të BE-së për dialogun dhe ndaj Mattheë Palmer, të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor ishte temë diskutimi gjatë ditës në mediat kosovare.
E një debat i tillë u organizua edhe sot në televizionin Klan Kosova, ku ishte i ftuar eksperti i protokollit, Haki Merovci dhe opinionisti Shkëlzen Gashi.
Merovci ka treguar edhe elementet që e bëjnë një darkë perfekte, por për darkën ka refuzuar të flas opionisti Gashi.
Për më tepër reagimi i tij ndaj pyetjes së gazetares ka qenë i pazakontë.
“Unë refuzoj me fol për temat nuk i njoh….dhe ftesa për sonte në këtë studio ishte përtakimin e zotit Palmer me përfaqësuesit e kishës ortodokse”
” Po Po mvjen shumë keq, po tham që nuk muj me fol për temat për të cilën muj me pas mendimin siç ka një qytetar i zakonshëm” shprehet mes tjerash ai
Për më tepër shihni videon nga minuta e 29-të