Syla: “Gërrnaç” është personi që ka mbetur me mentalitetin e viteve 80-90’ta

    0
    101
    Valon Syla

    Analisti Valon Syla jo shumë kohë më parë pati një sulm fizik nga një bashkatdhetar pasi publikisht një pjese të diasporës iu referua me termin ‘gërrnaça’.

    Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”, Syla është pyetur nëse rrezikohet nga një sulm i dytë pasi gjatë muajve korrik dhe gusht ka një fluks më të madh mërgimtarësh.

    Syla i cili asnjëherë nuk ka hequr dorë nga deklaratat e tij, ka treguar se cilën kategori të diasporës e quan ‘gërrnaça’.

    “Gërrnaç është ai person i cili ka mbetur me mentalitetin e viteve ‘80-ta dhe 90-ta dhe vjen në Kosovë iu përzihet familjarëve të vet… gërrnaç është ai person i cili ulet në shilte këmbëkryq dhe e përzin çajin midis Mynihut e mendon se është patriot, por..”, ka deklaruar Syla.

    Sipas tij, mërgimtarët frikën më të madhe e kanë kthimin e përhershëm në Kosovë.