1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Blerim Latifi e kritikon ashpër PDK’në: Janë përgjumur, po presin kthimin e liderëve nga Haga

Rekomandime

Njohësi i rrethanave politike, Blerim Latifi, ka thurur kritika ndaj lidershipit të PDK’së, duke thënë se pozitat të cilat i bartin janë si dhuratë dhe jo si rezultat i punës së tyre.

- Advertisement -

Latifi, tutje, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se këtë parti e ka kapur pasiviteti, teksa ka shtuar se nuk janë të gatshëm të marrin hapa të mëdhenj.

“Si shpjegohet pagjakësia, përgjumja dhe pasiviteti politik i PDK-së? Qe një arsye madhore: Pjesa dërmuese e atyre që sot i kanë pozitat e rëndësishme në PDK, nuk i kanë ato pozita si rezultat i punës së tyre individuale, por si dhurata politike nga liderët e partisë”, ka shkruar profesori universitar.

“Të veshur me pushtet në këtë mënyrë, ata nuk janë të aftë për beteja të mëdha politike, kështuqë janë barrikaduar në pozicionet e dhuruara, në pritje të kthimit të liderëve nga Haga, kthim të cilin e mendojnë si ripërtrirje të dhuratave. Ky është thelbi i kotjes, i përgjumjes së tyre politike”, ka thënë tutje ai.

- Advertisement -

Ndërkaq, nga kjo parti, kanë bërë me dije se mund të mbahen zgjedhjet e brendshme përpara atyre lokale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit