Aksidenti në Ferizaj ku vdiqën 4 persona, Policia jep detaje

0
200

Sot pasdite katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Ferizaj.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e rajonit të Ferizajt ka dalur me një komunikatë.

Sipas policisë, nga ky aksident kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa është lënduar një tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Tutje, Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur në orën 15:37 në rrugën magjistreale Ferizaj –Shtime, në fshatin Koshare të Ferizajt.

“Sot, rreth orës 15:37 në rrugën magjistreale Ferizaj –Shtime, në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve. Si pasojë e këtij akasidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe është lënduar një tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin .Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komuniaktën e Policisë