7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shefqet Krasniqi: Politikanët e Kosovës kanë frikë ta thonë se janë myslimanë

Rekomandime

Hoxhë Shefqet Krasniqi ishte mysafir këtë javë në emisionin Kojshia Show që transmetohet çdo të diel në RTK.

- Advertisement -

Shefqet Krasniqi, imami i njohur i cili njëherit edhe ka doktoruar në Shkencat Islame ka folur për politikanët në Kosovë dhe lidhjen e tyre me predikimin e fesë.

I pyetur se cili politikan në Kosovë po ndjek rrugën e drejtë, Krasniqi është përgjigjur.

“Nuk kam emra e veçantë. Këta janë vëllezërit tanë. Edhe ata që punojnë mirë edhe ata që punojnë keq janë vëllezërit tanë. Megjithatë ata që punojnë mirë duhet t’i duam më shumë”.

- Advertisement -

Krasniqi ka thënë se qeveritarët duhet të ndjekin interesat be popullit e sipas tij, nevojë e popullit është edhe mbrojtja e identitetit fetar.

“Edukimi fetar është nevojë e popullit e këta politikan e kanë për obligim ta përmbushin këtë nevojë…Shumica e politikanëve në Kosovë janë myslimanë por para kamerave kanë frikë ta thonë. Është e vërtetë e pamohueshme që ne jemi me shumicë myslimanë. Politikanët tonë këtë e mohojnë, por një ditë doli Presidenti Trump dhe kryeministri i Izraelit Netanyahu e ju tha “o ju njerëz po ju jeni myslimanë 95%”. Atëherë këta politikanë ulën kokën si me zor”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit