2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Komandanti i Sveçlës: Nejti 10 ditë në UÇK, pastaj dezertoi – iu bashkua kolonës me refugjatë për në Shqipëri

Rekomandime

Vetëm dhjetë ditë ka qëndruar i veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ministri i tanishëm i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla.

- Advertisement -

Pas këtyre ditëve ai kishte lënë detyrën e tij si ushtar në UÇK dhe kishte ikur maleve së bashku më refugjatët.

Kështu ka rrëfyer në një intervistë për Infokusin, komandanti i Sveçlës, Skender Tahiri që ishte komandant togu.

Tahiri e pohon se ministri Sveçla kishte qenë ushtari i UÇK-së në fshatin Klinë, në Skenderaj, përkatësisht në lagjen Baranaj por më pas ishte bashkuar me kolonën e refugjatëve që po iknin në Shqipëri.

- Advertisement -

“Ka qenë në kompaninë e tretë në lagjen Baranaj, por ka nejtë vetëm 10 ditë ka dezertu dhe ma nuk e di. U ardhë u lajmëru si ushtarak, i kemi dhënë detyra dhe ka ik pas 10 ditëve sa më kujtohet mu”, ka treguar Tahiri.

Ai madje thotë se nuk i dha asnjë arsyeja para se të largohej nga lufta.

- Advertisement -

“Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin e tij, ka ik malit se bashku më refugjatë, me sa e di unë iu ka bashkëngjitë edhe kolonës bile”, shprehet Tahiri.

Se Sveçla ka qenë një ushtar dezertor e ka thënë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai ka qenë në zonën ku kam qenë unë. Xhelal Sveçla është dezertor. Ai ka qenë në gusht të ’98-ës, në pikën te Berant në Klinë të Epërm, edhe në shtator ka ikë” ka deklaruar Haxhiu. E krejt ky debat ka nisur pas arrestimi në mënyrë të dhunshme ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit