Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 10 raste të reja të infektuara me COVID-19.
Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë:
Reklamë
07 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.
Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188.
Në total numri i rasteve aktive është 1.074.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!