Familja Ramadani ia fal katër gjaqet familjes Musliu

0
105

Në varrezat e qytetit në Shtimes janë varrosur katër anëtarët e familjes Ramadani të cilët u aksdentuar të dielën në trafik.

Pas ceremonisë, është zhvilluar edhe një ceremoni tjetër – ajo e faljes së gjakut.

Familja Ramadani ka falur sipas traditës katër gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksdent.

Po ashtu është njoftuar se përveç të pamës që do të mbahet tre ditë tek familja Ramadani, po kaq ditë të pame do të mbajë edhe familja Musliu.

Ndërmjetësues për faljen e gjaqeve kanë qenë kryetarët e komunave, Agim Aliu i Ferizaj dhe Naim Ismajli i Shtimes.