0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gruevski ndodhet atje… Avokati shqiptar tregon misionin e vizitës urgjente të Edi Ramës në Hungari

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Hungari.

E qëllimi i kësaj vizite të Ramës ende nuk dihet. E lidhur me vizitën e papritur të Edi Ramës në Hungari, ka shkruar edhe avokati i njohur, Spartak Ngjela.

- Advertisement -

“Po Rama, çfarë po kërkon në Hungari? Siç duket e ka nisur politika amerikane, pikërisht për Metën, me detyrë diplomatike kundrejt kryeministrit aktual të Hungarisë, për mospranimin e azilit politik që mund të kërkojë Ilir Meta”, ka shkruar Ngjela, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Rama vizitë urgjente dhe të paparashikuar, në Hungari.

- Advertisement -

Përse ky ngut për në Budapest?

Ja çështjet që mund të ngrihen brenda saj:

- Advertisement -

Nikola Gruevski, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ndodhet me azil politik në Hungari, dhe shkoi atje, pasi u dënua për korrupsion nga gjykata e Shkupit;

Meta është mik i Gruevskit; kjo dihet botërisht.

Edhe Meta, presidenti aktual i Shqipërisë, është duke shkuar drejt procesit penal, njëlloj si Gruevski.

Por…

Edhe Gruevski edhe Meta janë antiamerikanë.

Po Rama, çfarë po kërkon në Hungari?

Siç duket e ka nisur politika amerikane, pikërisht për Metën, me detyrë diplomatike kundrejt kryeministrit aktual të Hungarisë, për mospranimin e azilit politik që mund të kërkojë Ilir Meta.

A do të dalë me sukses kërkesa anti-Meta e Ramës në Hungari?

Gjithsesi, tani një gjë është e sigurt: shkarkimi i Metës është çështje ditësh.

Po, misioni i Ramës?

Të shohim… Por, unë jam i bindur se në Budapest ai ka shkuar sipas kërkesës amerikane për të takuar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, në lidhje me Metën.

“Kërkesë” kjo, të cilën Rama mund ta servirë me një kërcnim diplomatik të politikës amerikane.

Të shohim…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit