Momenti kur Macron e ha shuplakë nga një qytetar

0
186

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është përballur me një situatë të palakmueshme gjatë një vizite në një komunë franceze.

Një burrë i cili po qëndronte në rreshtin e parë të turmës ia futi shuplakë Macronit, duke bërtitur “Poshtë Macron”.

Ngjarja ndodhi kur Macron po parakalonte afër qytetarëve, të cilët ndaloi t’i përshëndeste.