3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Burgim i përjetshëm për Ratko Mlladiqin

Rekomandime

Ish-gjenerali i ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mlladiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës.

Këtë ia kanë konfirmuar përfaqësuesit e vlktimave për televizionin H1 të Sarajevës.

- Advertisement -

Gjykata e Apelit ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes së Mlladiqit.

Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe, deklaroi konstatimin e Dhomës së Apelit se Mlladiq nuk ka mundur ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në mizori.

“Dhoma e Apelit konstaton se Mlladiq dështoi ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në një ndërmarrje të përbashkët krlminaIe për të kryer gjencid, vr.asje dhe persekutim”, tha kryetarja e Matimba Nyambe.

- Advertisement -

Dhoma e Apelit po ashtu hodhi poshtë të gjitha ankesat e avokatëve të Mlladiqit në lidhje me të drejtën e ish-gjeneralit serb për një gjykim të drejtë. Sipas kryetares së trupit gjykues, Dhoma e Apelit është e mendimit se të drejtat e tij nuk janë shkelur.

“Z. Mlladiq ka kontribuar në arritjen e qëllimit dhe ka punuar në bazë të tij. Ai ka kontribuar në gjencidin e muslimanëve boshnjakë”, tha kryetarja e trupit gjykues.

- Advertisement -

Siç deklaroi ajo më tej, Mlladiq nuk ofroi prova se vlktimat civile kishin mundësi që të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Dhoma e Apelit konstaton se Mlladiq dështoi t’i hedhë poshtë provat në lidhje me këtë akuzë dhe gjithashtu e akzon atë për kufizimin e shpërndarjes së ndihmës humanitare.

“Dhoma e Apelit konkludon se ai nuk i kundërshtoi provat dhe se zhvendosja e grave dhe burrave të moshuar ishte e detyruar”, u shpreh Matimba Nyambe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit