1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Gripi i shpendëve zyrtarisht në Shqipëri – masat e para që janë marrë

Rekomandime

Gripi i shpendëve në Shqipëri. Ministria e Bujqësisë njoftoi mbrëmjen e sotme se në vendin tonë janë zbuluar tre vatra të gripit të shpendëve, respektivisht në Fushë- Krujë, Dajt dhe Bujan.

- Advertisement -

Ministria thekson se shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

“Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural po ndjek me vëmendje monitorimin e situatës epidemiologjike në popullatën e shpendëve në vendin tonë. Pas njoftimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, për praninë e virusit të Gripit të shpendëve në disa vende të rajonit dhe më gjerë, me urdhër të ministres Milva Ekonomi u hartua një plan masash mbrojtëse.

Së pari, u bë ndalimi i hyrjes të shpendëve në territorin e vendit tonë nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes. Pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit.

- Advertisement -

Pas analizimit të mostrave nga rastet e dyshimta në shpendë të oborrit, në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), është konfirmuar prania e Gripit të shpendëve (Influenca Aviare) të tipit H5N8.

Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan. Shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes” thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Pas konfirmimit të rasteve të para, ministria e Bujqësisë njofton se ndalohet në rang kombëtar tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla.

“Në vijim, Urdhri i Ministrit ndalon në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. Lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetësore veterinare.

Lidhur me komplekset intensive, deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar. Niveli i Biosigurisë në këto komplekse është sipas standarteve europiane dhe po monitorohen rigorozisht nga Shërbimi Veterinar. Është me rëndësi të theksojmë se produktet dhe nënproduktet me origjinë nga këto shpendë nuk paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

MBZHR sjell në vëmendjen e publikut respektimin e higjienës dhe gatimin në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) vijon monitorimin e situatës për zbulimin e hershëm të rasteve të reja dhe izolimin e tyre” mbyllet njoftimi.

Shqipëria bllokoi së fundmi importin e pulave me Kosovën dhe Greqinë. Kjo pas konfirmimit të rasteve me grip shpendësh në këto shtete, duke e çuar në 17 numrin e vendeve që i është vendosur embargo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit