Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se NATO-ja po i afrohet kufijve të vendit të tij dhe se kjo është një çështje e rëndësishme që do të ndikojë në sigurinë e Rusisë dhe qytetarëve rusë.
Në një intervistë me “Rossiya-1”, Putin foli për aktivitetet ushtarake të NATO-s dhe mundësitë që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s.
Duke theksuar se NATO-ja ka forcuar infrastrukturën e saj ushtarake pranë kufijve të Rusisë, Putini tha: “Qasja e NATO-s në kufijtë tanë është një çështje aq e rëndësishme sa që prek sigurinë e Rusisë dhe qytetarëve të saj”.
Duke shtuar se Ukraina dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s, ai theksoi se kjo nuk është një “gjë e kotë”.
“Raketat amerikane në Poloni dhe Rumani mund të arrijnë në zonat qendrore të Rusisë për 15 minuta. Supozojmë se Ukraina është anëtare e NATO-s. Koha e fluturimit të raketave amerikane nga qytetet Kharkov ose Dnieper për në Moskë do të ulet në 7-10 minuta”, tha Putin.
Presidenti rus konsideron se shumë qytetarë ukrainas nuk duan anëtarësim në NATO.