-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

“Bishti i sakicës kryen punë” – Bulliqi tregon se çfarë ka dashur të thotë me këtë deklaratë

Rekomandime

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se deklarata e tij se “bishti i sakicës kryen punë”, kur vjen puna tek korrupsioni dhe hajnIa është nxjerrë nga konteksti.

- Advertisement -

Në emisionin Pressing në T7, Bulliqi është pyetur për inci.dentin mes tij dhe një zyrtari ku në një video të publikuar shihet se ka pasur edhe kontakt fizIk. Bulliqi ka kërkuar falje, ndërkohë që thotë se deklarata e tij gjatë fushatës zgjedhor para zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme të 31 tetorit të vitit të kaluar ku thoshte se “bishti i sakicës kryen punë” është nxjerrë nga konteksti.

“Nuk është mirë të nxirren fjalët nga konteksti, të gjitha kanë qenë në kuptim të muhabetit të odave, është shkëput ajo fjali, është përdor për qëllime të fushatave parazgjedhore”, tha ai.

“Sidocoftë, e kemi situatën e qetë atje, po bëhet punë e qëndrueshme, gjithmonë kur punohet ka vend për kritika”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit