2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Atje njerëzit jetojnë me majmuna”: Deputet i VV-‘së me fjalë RAClSTE ndaj Indisë në Kuvend

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka marrë pyetjen në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Deputet Kokaj pati pyetje parlamentare për ministrin Xhelal Sveçla.

“Flitet shumë shpesh për qentë endacakë që me shumicë gjenden në rrugët tona… dhe me frekuencë shumë të lartë përfundojnë fëmijët nëpër spitale. Unë kam pasë fatin me jetu në vende të civilizuara, ku njerëzit i marrin qentë për zinxhirë, në njërën dorë, tjetrën dorë lopatën për t’i heqë fekalet që ata i lirojnë. E në vende si India njerëzit jetojnë me majmuna dhe gjithandej ka erë trishtuese dhe rrezikohen njerëzit. Pyetja shejkspirjane [Shakespeare] është a të jetojmë ne si vendet e civilizuara apo si vendet e prapambetura. Vuajtjen e fëmijëve, njerëzit nëpër spitale… qoftë edhe nga agresiviteti apo ndyrësitë që shkaktojnë… është koha të merren masa. Falemnderit!” – ishte fjala e tij.

Nuk dihet nëse India do t’i çojë notë proteste Republikës së Kosovës pas këtij fjalimi problematik të deputet Kokajt.

- Advertisement -

Nuk dihet cila do të jetë përgjigja e Xhelal Sveçlës, ministër i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit