Dramaturgu dhe profesori i Fakultetit të Arteve të Dramës në Beograd Nebojsha Romçeviq ka deklaruar se nuk beson se Serbia ka pasur udhëheqës më të këqij në historinë e saj.
“Atë çfarë e kanë të përbashkët, e çka aspak nuk dyshoj, është Iikuidimi i Serbisë në kuptimin demografik, shpirtëror, ekonomik, politik, ekologjik dhe arsimor. Jam i bindur se serbët në Kosovë jetojnë më mirë sesa serbët në Serbi”, ka thënë Romiçeviq në një intervistë dhënë revistës serbe NIN.
Ai pretendon se për njëzet vjet, në këtë mënyrë Serbia nuk do të ekzistojë më.
“Kjo është pasojë e vetme e qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe”, ka thënë Romiçeviq.
Ai ka pretenduar se nuk di se a është e vetëdijshme prokurorja republikane Zagorka Dolovac çfarë është duke bërë me mosveprim.
“Nëse prokurorët dhe gjykatësit nuk janë të gatshëm ta zbatojnë ligjin, duhet të dinë se pikërisht ata janë ata të cilët po e shtyjnë këtë vend në luftë qytetare dhe zhdukje përfundimtare të Serbisë”, ka theksuar Romiçeviq.
Sipas tij, në një moment gjithçka do të jetë njësoj, sepse, ose do të ketë drejtësi, ose do të arrihet deri te drejtësia”.