Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic ka folur për media pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ka ironizuar duke thënë se sot e ka dëgjuar që Jezusi ka lindur në ditën kur Kurti i ka fituar zgjedhjet.
“Ai foli me neve, sot, ne dëgjuam që Jesuzi ka lindur me 14 shkurt, ne nuk e kemi ditur që Jezusi ka lindur më 14 shkurt, kur Kurti i ka fituar zgjedhjet, por e dëgjuam sot. Por është në rregull, nëse ai beson në këtë.”, tha Vucic.
Më tutje ai tha se me Kurtin janë përplasur për disa çështje dhe gjithashtu janë pajtuar për disa të tjera siç është vazhdimi i dialogut.