9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Abazi komenton reagimin e Odaloviq: Këtu fillon zgjidhja e nyjes

Rekomandime

Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviq, i cili i është kundërpërgjigjur kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë se ‘edhe mund të largohet’ nga delegacioni serb.

Abazi në emisionin “DPT TE FIDANI” në T7 tha se nëse është i konfirmuar reagimi i Odaloviq, atëherë ai thotë se këtu fillon ‘zgjidhja e nyjes’.

- Advertisement -

“Sa dëgjova, nëse veç është e konfirmuar Odaloviq ka thënë edhe unë mund të largohen. Mendoj që këtu fillon zgjidhja e nyjes, se ballafaqimi me të kaluarën dhe dalja prej kësaj verbërie politike që ka Serbia për të kaluar është e rëndësishëme për të arritur te njohja e dyanshme apo normalizimi i marrëdhënieve”, tha Abazi.

Ai shtoi se duhet të ekspozohet qëllimi i Serbisë në zgjatjen e arritje ssë marrëveshjes mes dy vendeve.

“Cili është qëllimi i trenit rus në kufirin e Kosovës? Cili është qëllimi i ngritjes së barrikadave? Ndërtimit të betonit menjëherë pas urës së Mitrovicës? Të gjitha këto janë përdorur si forma të kërcënimit të Serbisë. Nëse Serbia do paqe, atëherë le ta nënshkruajë marrëveshjen. Mendoj që pikërisht duhet të ekspozohet veprimi dhe qëllimi i Serbisë në prolongimin e arritjes së marrëveshjes”, shtoi Abazi.

- Advertisement -

Pas takimit të sotëm në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se te çështja e të pagjeturve, të atyre që u zhdukën me dh.unë, ka kërkuar të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviq, “i cili përndryshe ka qenë udhëheqës famëkeq në vitet 1997-99 dhe bashkë me Angjelkoviqin e kanë udhëhequr Kosovën e okupuar, siç e kanë quajtur atëherë ‘qarkun e Kosovës’”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit