2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Detaje nga suspendimi i 3 zyrtarëve policorë në Drenas, të përfshirë edhe familjarët e nënkolonelit

Rekomandime

Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimin e nënkolonelit Valdet Bujupit, rreshterit Bajram Selimit dhe policit Shemsi Morina, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penaIe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sinjali ka mësuar se Valdet Bujupi dyshohet se që nga muaji tetor i vitit 2020 e deri në qershor të këtij viti, ka keqpërdorur në vazhdimësi pozitën e tij prej nënkoloneli dhe zëvendëskryesuesit të Komisionit për Ankesa në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Për më tepër, portali merr vesh se në këto veprime të ndryshme inkrminuese të nënkolonel Bujupit janë të përfshirë edhe familjarët e tij, konkretisht djali i tij, Adion Bujupi, i cili është i mitur, pastaj nipat e tij: Ermir Bujupi dhe Arian Bujupi (dy djemtë e vëllezërve), si dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.

Ndërkaq, Gazeta Sinjali ka arritur të kuptojë se rreshteri Bajram Selimi dhe polici Shemsi Morina, dyshohet se kanë përdorur detyrën e tyre zyrtare, për t’i kryer favore nënkolonelit Valdet Bujupi dhe familjarëve të tij të dyshuar për disa prova penaIe.

Aty dyshohen se më 13 maj të këtij viti, nuk kanë raportuar provat dhe faktet për të cilat kanë qenë në dijeni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në vendin e ngjarjes afër punishtes IP Kos, në fshatin Arllat të Drenasit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit