Agim Bahitri fillon “sezonin e dasmave”, ia hedh valles në mes të Bajgorës (Video)

    0
    174

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri edhe një herë e dëshmoi talentin e tij për vallëzim.

    Bahtiri, jo rrallë herë ka treguar se di të kërcejë shumë mirë nën tingujt e muzikës popullore shqipe.

    Madje, tashmë njerëzit e dinë këtë talent të politikanit që shpesh është në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij.

    E sot duket se për Agim Bahtirin nisi “sezoni i dasmave”, që Kosovës i ka munguar shumë për shkak të pandemisë COVID-19.

    Pasi e lutën pak, i pari i Mitrovicës së Jugut nuk ngurroi që t’ia hedhë valles nën ritmin e surleve e daulleve.

    Ai vallëzoi derisa ishte pjesë e ceremonisë së përurimit të rrugës Bajgorë-Kovaçicë në Shalë të Bajgorës.