4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A është shkelje incizimi gjatë vozitjes, flet eksperti i komunikacionit

Rekomandime

Profesori i Shkencave të Komunikacionit Rrugor, Nol Dedaj, në një prononcim për Gazetën Express ka folur për fushatën e nisur mes qytetarëve dhe policisë, për denononcimin e shkeljeve të rregullave të trafikut përmes dërgimit të fotografive dhe videove.

Por, shumë qytetarë janë shprehur në rrjete sociale se edhe ata që po fotografojnë janë po ashtu shkelës të rregullave, për shkak të përdorimit të telefonit gjatë vozitjes.

- Advertisement -

Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, shumica e fotografive dërgohen nga kamerat statike që janë të vendosura në automjete. Teksa shprehet se denoncimi i shkeljeve të rregullave të trafikut përmes fotografive do të ndikojë në rritjen e sigurisë në trafik.

“Fotografimi dhe videot nga qytetarët do të luajë një rol jashtëzakonisht preventiv sa i përket aksidenteve në komunikacion. Po e citoj Ligjin e Policisë, është neni 10 dhe 11, i cili e lejon që dënimet me u përcaktu në bazë të videove dhe fotografive nga vendi i ngjarjes. Ato duhet verifikuar nga organet përkatëse në Policinë e Kosovës, në mënyrë që ato të jenë të vërteta dhe të sigurta. Pastaj shkon edhe dënimi. Këto dënime nuk është Kosova duke i bërë për herë të parë, unë do ta përmend edhe vitet e 60-ta në Holandë, ku ka fillu edhe prej qytetarëve civilë që kanë vendos edhe kamera edhe radarë, për t’i shërbyer policisë për t’i ndërmarrë masat adekuate ndaj shkelësve të ligjit”, tha Dedaj për Gazetën Express.

Ai tha se policia nuk e di nëse fotografia është bërë duke vozitë shoferi apo ajo.

- Advertisement -

“Unë nga praktika, si ekspert i komunikacionit, shumica prej vozitësve i kanë të vendosura kamerat në vende të veçanta dhe e kanë aparaturën tjetër për fotografitë që i bëjnë. Të cilët vetëm i klikojnë dhe pastaj i çojnë videot dhe fotografitë. Këta njerëz që i bëjnë fotografitë nuk janë të çmendur që me përdor edhe aparatin fotografik edhe me bë fotografi…Këta nuk munden me u dënu, se polici nuk e di se në çfarë forme e ka fotografu. A e ka fotografu tu vozitë apo jo. Më e rëndësishme është se më shumë ka me lujtë rolin e sigurisë rrugore, sesa që mundet me rreziku komunikacionin rrugor”, tha ai.

Tutje, Dedaj tha se do të bëhen matje nëse kjo fushatë mes qytetarëve dhe policisë do të ndikojë në uljen e aksidenteve, sa i përket ketij viti dhe atyre paraprake.

- Advertisement -

“Në nuk kemi statistika se sa aksidente na kanë ndodh për shkak të përdorimit të telefonit. Të gjitha fotografitë vijnë prej personave që shkojnë prej kamerave statike. Është shumë mirë fotografimi, e luan një rol të madh për sigurinë rrugore, pasi kemi numër të madh të aksidenteve. Sidomos në krahasim me vitet 2019-2018”, përfundoi ai.

Policia nuk ka dhënë statistika se sa është numri i gjobave të shqiptuara nga fotografitë dhe videot e dërguara, por vazhdimisht po publikojnë gjobat që po u shqiptohen qytetarëve nga këto raportime. Gjithashtui gjobë i është shqiptuar edhe një zyrtari policor i cili ka tejkaluar në vijë të plotë me veturë zyrtare.

Sipas policisë, vetëm gjatë javës së kaluar (14-20.06.2021), për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë sanksionuar 739 shoferë.

Së fundmi është konfiskuar numër i madh i patentë shoferëve si dhe komunikacioni po monitorohet edhe me anë të dronëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit