Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mbetet në dorën e Sami Lushtakut nëse garon apo jo për kryetar të Skenderajt.
Ai thotë se Samiu fiton pa balotazh në Skenderaj.
“Mbështetjen e Degës dhe Kryesisë e ka nëse ai dëshiron të kandidohet, është vendim individual i tij nëse garon apo jo. Samiu fiton në Skenderaj dhe fiton pa balotazh”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Pressing” në T7.
I pyetur se a po lutet PDK-ja të mos kandidojë Bekim Jashari, Hoxhaj thotë se jo, sepse Lushtaku fiton zgjedhjet.
“S’kemi nevojë me u lut, kur Samiu i fiton zgjedhjet, por është vendim i Samisë a kandidon”, tha Hoxhaj.