4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Tre shqiptarë me dialekte të ndryshme flasin online për gjuhën shqipe

Rekomandime

Tre shqiptarë janë përfshirë në një video sfiduese në internet, duke treguar se si i shqiptojnë fjalët në dialektin e tyre, njëri përfaqëson Arbëreshët nga Siçilia, njëri përfaqëson dialektin gegë nga Kosova dhe njëri përfaqëson toskët nga Shqipëria.

- Advertisement -

Në video pasqyrohen ngjashmëritë dhe dallimet mes tri dialekteve.

Protagonistë në video janë Martini, arbëresh nga Siçilia, Leutrimi gegë nga Kosova dhe Aureli toskë nga Shqipëria.

Në fillimin e videos, që të tre shqiptarët prezantohen dhe tregojnë për prejardhjen e tyre, e më pas vazhdojnë të tregojnë se si i quajnë objektet e gjërat tjera në dialektin e tyre.

- Advertisement -

Ngjashmëritë janë të shumta mes dialektit toskë dhe gegë kurse dallime më të mëdha paraqet dialekti i arbëreshëve.

Video ka filluar të shpërndahet nëpër rrjetet sociale, ku nuk munguan komentet pozitive për bisedën e realizuar mes tre shqiptarëve.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit