8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kamberi me deklaratë të fuqishme “Godet” Vuçiqin në Kuvendin e Serbisë

Rekomandime

Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në seancën e sotme se ai duhet ta kuptojë që po negocion me njerëz, fëmijët e të cilëve ishin vr.arë nga paramiIitarët serbë.

Kamberi tha se sheh perspektivë në Bashkimin Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe se mirëkuptimi është formula për bashkëjetesën e pupujve ballkanikë.

- Advertisement -

“Si pjesëtar i popullit shqiptar, unë shoh perspektivë në BE, por edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Formula për bashkëjetesën e popujve ballkanikë është mirëkuptimi, gjithçka tjetër ka çuar në konflikte të përgjakshme”, tha Kamberi.

Ai theksoi se reciklimi i termave të viteve 1990 nuk duhet të kenë vend në dialog dhe se Serbia duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë.

“Gjuha e urrjtjes dhe riciklimi i termave nga vitet 1990 nuk kanë vend në dialog. Unë e kuptoj që Serbia përfaqëson interesat e saj, por Serbia duhet ta kuptojë që ju jeni duke negociuar me njerëz, fëmijët e të cilëve u vr.anë nga akrepat (njësia paraushtarake serbe aktive gjatë Iuftërave të viteve ’90) serbë. Sot duhet të kuptohet se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë”, u shpreh Kamberi.

- Advertisement -

“Publiku serb duhet ta dijë se vr.asjet e popullsisë shqiptare ishin kryer dhe forcat serbe kryen suIme të përhapura dhe të organizuara ndaj shqiptarëve”, theksoi deputeti shqiptar.

Në këtë seancë, që po vazhdon të zhvillohet, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke raportuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit