Zeljko Veljkovic moderatori serb i Newsmax Adria në Serbi ishte aq i ashpër e i drejtpërdrejtë me të nisur emisionin sa tronditi publikun me disa pyetje therëse që i djegin sedrën e tyre.
“Mirëmbrëma. Ku ishit në të nëntëdhjetat? Sa fshatra dogjët? A sollët në shtëpi së paku një frigorifer, unazë a ndonjë dhëmb të praruar?
E keni ekzekutuar së paku një njeri në Srebrenicë. A e groposët ndonjë shqiptar në varrezë masive?
Apo ndoshta atyre viteve keni humbur dikë tuajin në Bosnje, Krajinë, në Kosovë?
Kur prisnit në rresht për sheqer a bukë, e rrogat i këmbenit për pesë marka, e markat për benzinë bullgari.
Atëherë kur ishit të varfër, siç janë të shumtë sot, kur shikonit si disa po pasuroheshin e ndërtonin vila, siç bëjnë edhe sot.”
“E të tillë duan që asgjë mos të ndryshojë, që edhe kur është vështirë të fshihen pas popullit.
E kjo po bëhet vështirë e më vështirë. Në ndërkohë, kudo në fqinjësi erdhën disa të rinj në pushtet që duan të pastrojnë gjërat nga e shkuara e përbashkët, e ne po na sundojnë ata të njëjtit, që tani po ju shtohen armiqtë kudo përreth.
Po thoni Vulini? Eh sikur të ishte ai i vetmi…” tha Veljkovic.