Prishtina është kualifikuar në finale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Në finale, Prishtina do të kërkojë të triumfojë për të siguruar kualifikimin në raundin e parë kualifikues në Champions League.
Prishtina e ka mposhtur 2-0 Folgoren dhe është kualifikuar në finale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ku do të kërkojë të vazhdojë të shkruajë historinë, raporton Gazeta Express.
Të dy golat Prishtina i shënoi në pjesën e dytë.
Fillimisht, ka realizuar Endrit Krasniqi me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 51-të.
Derisa golin tjetër, për 2-0 e realizoi Mendurim Hoti në fund të ndeshjes, në minutën e 91-të.
Për Pirshtinën, kjo ishte ndeshja e parë në histori në kuadër të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Prishtina, në finale, do të përballet me Inter d’Escaldes të Andorës, që në gjysmëfinale e mundi HB Torshavn e Ishujve Faroe.
Golin në këtë ndeshje e shënoi Jordi Betriu.
Fituesi i finales që do të zhvillohet me 25 qershor, do të sigurojë kualifikimin në raundin e parë kualifikues në Champions League, ku do të përballet me ekipin hungarez, Ferencvaros.