3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Haradinaj kërkon arbitrazh nëse Mali i Zi s’ka gatishmëri për korrigjim të kufirit

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka propozuar tri pika Qeverisë së Kosovës për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai tha se nëse shteti fqinj nuk ka gatishmëri për korrigjimin e kufirin në pjesën e Qakorrit dhe Kullës, çështja të kalojë në arbitrazh.

- Advertisement -

Gjatë seancës plenare, Haradinaj i cili është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se ekzekutivi duhet sa më shpejt të formojë Komisionin Shtetëror për shënimin e kufirit.

Haradinaj: Qeveria të formojë komisionin shtetëror për shënimin e kufirit

“Qeveria e Kosovës të formojë Komisionin Shtetëror për shënimin e kufirit. Ai komision nuk është ekzistues, ka pasur shkarkime dhe dorëheqje. Ju duhet ta krijoni këtë komision për të mos lënë vakum dhe qeveria të mos ndodhet në befasi. Ky komision duhet të jetë funksional. Ju premtoj se si AAK ju përkrahim qoftë me ekspertizave apo punën që i bën ky komision. Arsyeja që duhet të krijohet ky komision është se nuk ka ndodhur demarkimi, nuk është i shënuar kufiri me Malin e ZI. E di që jam kritikuar dhe keni thënë që i kemi falë dhe marrë tokë, por duhet ta kuptoni se në procedurë të punës, nuk ka dalë komisioni i Kosovës dhe Malit të Zi për t’i vendosur gurët. Kufiri që është sot, është kufiri që e kemi gjetur edhe para marrëveshjes”, tha ai.

- Advertisement -

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, Haradinaj tha se me Malin e Zi duhet të krijohet një trupë e përbashkët punuese për shënjimin e kufirit, pastaj Kosova t’i paraqesë të gjeturat e veta, siç janë marrëveshja e nënshkruar, raporti i Komisionit Shtetëror me gabimet në marrëveshje dhe deklaratat e dy presidentëve për korrigjim në drejtimin e Qakorrit dhe Kullës.

Haradinaj: Nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri, kjo çështje duhet të kalojë në arbitrazh

- Advertisement -

“Veprimi i radhës, ngritja e një trupe punuese të përbashkët Kosovë – Mali i Zi për shënjimin e kufirit. Kur të bëhet kjo trupë e përbashkët, Kosova duhet t’i paraqesë Malit të Zi të gjeturat e veta: marrëveshja e nënshkruar, raporti i komisionit shtetëror me të gjeturat, gabimet në marrëveshje dhe deklarata e dy presidentëve për korrigjim në dy drejtime, atë të Qakorrit dhe Kullës. Mos ndërmerrni veprime pa këtë radhë, sepse vetes do t’i shkaktoni probleme vetes dhe Kosovës. Nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri e dini çka pason, kjo çështje duhet të kalojë në arbitrazh. Mali i Zi është mik, nuk kemi arsye të krijojmë tensione, por duhet të shkojë në arbitrazh”, tha Haradinaj.

Ndryshe, në mars 2018, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit