3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A po shkelet privatësia kur publikohen targat e veturave që po bëjnë shkelje në komunikacion?

Rekomandime

Përgjigje për këtë kanë dhënë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, e që për momentin nuk ka asnjë ankesë nga qytetarët.

- Advertisement -

Ngasësit e automjeteve pos Policisë së Kosovës, po vëzhgohen edhe nga qytetarët.

Këta përmes fotografimit po i raportojnë shkelësit në komunikacion.

Kjo fushatë u mirëprit në publik, mirëpo pati edhe dilema.

- Advertisement -

Këto dilema bazohenin në ligjshmërinë e publikimit të targave të shkelësve të rregullave në komunikacion.

E institucioni që merret me mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë ka treguar që në këto raste nuk ka ndonjë shkelje të privatësisë.

- Advertisement -

Nga kjo agjenci kanë treguar se të gjithë qytetarët mund të parashtrojnë ankesë, mirëpo përgjigjja është e njëjtë për ta.

Që nuk ka shkelje të privatësisë në këto raste, e thonë edhe njohësit e komunikacionit.

Kjo fushatë sipas Ahmetit mund të përvetësohet akoma më shumë, duke marrë shembull edhe shtetet më të zhvilluara në Evropë.

Policia e Kosovës me anë të raportimit të qyetetarëve ka shqiptuar një mori gjobash, duke mos anashkaluar edhe vetë zyrtarët policorë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit