Presidenti francez Emmanuel Macron është kritikuar nga grupi që duan daljen e Francës nga BE-ja pasi Macron në takimin me kryeministrin Kurti tha se kur të plotësohen kushtet Kosova është e mirëpritur t’i bashkohet BE-së.
Komentet e Makron nxitën reagimet e grupit e ‘frexiteers’ që sipas tyre anëtarësimi i Kosovës në BE mund të hapë derën për një konkurrencë më të padrejtë të punës.
Aktivisti i gjeneratës së Frexit Eric Noirez tha se “Nuk është për çudi, Macron tashmë po e kthen xhaketën e tij për hyrjen e Kosovës në BE”, shkruan Express.co.uk.
“Punëtorët francezë do të jenë të kënaqur kur të kuptojnë se herët a vonë ata do të jenë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me një vend, paga minimale e të cilit vlerësohet se është 170 euro në muaj”.
“Evropianizmi është çmenduri”, është shprehur ai.
Ndryshe, Deputetja e Parlamentit Evropian që vjen nga partia e ekstremit të djathtë në Francë ‘Fronti Nacional’ Dominique Bilde, ka kritikuar presidentin francez, Emmanuel Macron për pritjen që ja ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se Macron po ia hap derën Kosovës që sipas saj “është e rrënuar nga krlmi dhe islam radikaI”.