4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Arsyeja pse Vuçiq dhe Jeremiq gati u përIeshën midis Beogradit: Jeremiq kishte votuar pro Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB

Rekomandime

Publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Emin Azemi, ka treguar arsyen pse presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe Vuk Jeremiqi gati u rra.hën midis Serbisë.

Sipas Azemit, arsyeja ishte se Jeremiq kishte votuar pro Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

- Advertisement -

Azemi thotë se Vuçiq i mbanë qëndrimet konstant antishqiptare dhe nuk i bën përshtypje fare nëse dikush nga Tirana e llogaritë atë si mik.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, Vuçiqi nuk e ka flakur nga mendja projektin e Serbisë së Madhe.

“Aleksandar Vuçiq është një politikan i pranuar mirë në Tiranë, por i refuzuar nga bota demokratike për shkak të qëndrimeve retrograde të tij ndaj Kosovës. Ai ditë më parë në Bruksel deklaroi hapur: Kurrë nuk do ta pranojmë Kosovën! Çfarë statusi duhet të ketë ky tip në Tiranë?!”, shkruan ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Vuçiqit nuk i bën kurrfarë përshtypje nëse dikush nga Tirana e llogaritë atë mik, për arsye se ai mban një qëndrim konstant antishqiptar kur është në pyetje bota shqiptare. Ai desh u rr.ah me Vuk Jeremiq në Beograd, për arsye se ky i fundit kishte votuar pro Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

- Advertisement -

Aleksandar Vuçiqi është uniforma e fundit e gardistëve serbë që ende nuk e ka flakur nga mendja projektin e Serbisë së Madhe, duke pretenduar edhe në tokat shqiptare në Kosovë, përmes bosnjizimit të kësaj të fundit.

Paradoksi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe qëndron në faktin se Beogradi asnjëherë nuk ka treguar ndonjë respekt a konsideratë për miqësinë e parezervë të krerëve shqiptarë ndaj Serbisë, ndërkohë që Tirana zyrtare ende këto marrëdhënie i zhvillon pa një ridefinim të doktrinës nacionale shqiptare, e cila do të dilte e paplotë nëse në të mungon qasja e drejt ndaj Kosovës.

Aleksandar Vuçiq është një politikan i pranuar mirë në Tiranë, por i refuzuar nga bota demokratike për shkak të qëndrimeve retrograde të tij ndaj Kosovës.

Ai ditë më parë në Bruksel deklaroi hapur: Kurrë nuk do ta pranojmë Kosovën!

Çfarë statusi duhet të ketë ky tip në Tiranë?!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit