11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ramush Haradinaj i futet edhe biznesit të ndërtimit

Rekomandime

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2019, duke qenë ende kryeministër në detyrë i Kosovës, ka hapur një kompani ndërtimore.

- Advertisement -

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë në AKK, bashkëshortja e Haradinajt, Anita, në nëntor të vitit 2019 ka regjistruar firmën ndërtimore “HCC”, ku themelues dhe bashkëpronar është edhe Ramush Haradiaj, ndonëse nuk ka të dhëna për qarkullimin e këtij biznesi.

Në AKK, Haradinaj ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth mbi 1 milion euro, përfshirë këtu shtëpi banimi, apartamente dhe vila.

- Advertisement -

Tutje, ai ka deklaruar mbi 40 mijë euro para të gatshme në banka, ndërsa detyrime financiare ka deklaruar rreth 150 mijë euro.

- Advertisement -

Tutje, ai ka deklaruar mbi 40 mijë euro para të gatshme në banka, ndërsa detyrime financiare ka deklaruar rreth 150 mijë euro.

Të hyrat vjetore të familjes Haradinaj arrijnë në 95 mijë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit