PDK transferon ish-futbollistin e Premierligës

0
137

Ish-lojtari i Evertonit dhe tani lojtari i FC Zürich, Shani Tarashaj ka aderuar zyrtarisht në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Të dielën me datë 27 qershor janë mbajtur zgjedhjet në nëndegën e PDK-së në Zürich.

Takimi është hapur nga anëtari i kryesisë së nëndegës, Sejdi Haliti i cili ka përcjellur një telegram që i ka dërguar kësaj nëndege, drejtori i departamentit për diasporën në PDK, Elmi Reçica.

Për punën e deritanishme në nëndegë gjatë mbledhjes ka raportuar Tush Prenaj. Gjithashtu për programin dhe rrugëtimin e deri tanishëm të PDK’së në Zürich, ka folur Sabri Sherifi.

Kryetari i zgjedhur Shaip Kadriaj ka pasur edhe një fjalë rasti pas zgjedhjes.

“I falënderoj të githë anëtarët e PDK’së në Zürich për besimin e dhënë si dhe i uroj sukses kryesisë së re”, ka thënë Kadriaj.

Vlen të ceket që në PDK ka arritur një super aderim, ku bëhet fjalë për ish-futbollistin e Evertonit, Shani Tarashaj.

Tarashaj i cili luan në FC Zürich e që më parë ka luajtur në Bundesligs tek Eintracht Frankfurt dhe për kombëtaren e Zvicrës, është zyrtarisht anëtari më i ri i PDK’së.