Tjetër lncident në Detin e Zi, avionët luftarakë rusë ngacmojnë fregatën holandeze

0
229

lncidenti mes Britanisë dhe Rusisë në Detin e Zi nuk është i vetmi. Ministria holandeze e Mbrojtjes akuzoi sot se avionët Iuftarakë rusë kishin një fërkim me fregatën e tyre “Evertsen” në Detin e Zi në fillim të këtij muaji, duke ndërmarrë suIme virtuale dhe ndërhyrë në sistemet e komunikimit.

“Fregata “Evertsen” po lundronte në det të hapur në ujërat ndërkombëtare”, tha kapiteni George Pastor. “Nuk kishte asnjë arsye për këto veprime agresive. Ishte një sjellje e papërgjegjshme dhe e rrezikshme në det” tha ministria holandeze e Mbrojtjes në një deklaratë.

Holanda thekson se do të diskutojë lncidentin me Rusinë, duke shtuar se nuk ka justifikim për veprime të tilla, të cilat në mënyrë të pashmangshme rrisin gjasat e lncidenteve të rrezlkshme.