Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 9 raste të reja të infektuara me COVID-19, nga 6 sa ishin nje dite me pare, nje rritje prej 50 per qind.
Ndërsa janë shëruar 8 persona.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
30 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.
Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.648 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333.
Në total numri i rasteve aktive është 167.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!