4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Izraeli prezanton raketën e re duke shkatërruar anijen raketore të Rusisë!

Rekomandime

Një nga prodhuesit më të mëdhenj izraelitë në fushën e industrisë ushtarake, kompania “Rafael” (Rafael Advanced Defense Systems), prezantoi një sistem të ri raketor me precizion të lartë të brezit të pestë i quajtur “Sea Breaker” me rreze të gjatë, i cili shkatërron një anije raketore ruse në një video të animuar.

Anija i takon periudhës Sovjetike.

- Advertisement -

Siç u njoftua në faqen e internetit të kompanisë “Rafael” , raketa e prezeantuar mund të shkatërrojë objektiva në det dhe në tokë në një distancë deri në 300 kilometra pa u diktuar nga radaret.

Sipas prodhuesit, një raketë është e mjaftueshme për të shkatërruar një anije me madhësi fregate.

- Advertisement -

Një video e animuar në faqen e internetit të Rafael tregon shkatërrimin e një anije luftarake të shënuar me numrin 962. Sipas burimeve, një anije e tillë R-71 “Shuya” (projekti 1241) u nis në 1983 dhe është pjesë e Flotës Ruse të Detit të Zi.

Këto anije u ndërtuan në BRSS dhe Rusi nga 1979 në 1996. Ato janë shitur jashtë vendit, përfshirë edhe në Jemen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit