7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Skandaloze: Toka në këtë komunë u shit për 7 cent ari, planifikohej të blihej nga shteti sërish 7.000% më shtrenjtë

Rekomandime

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj disa zyrtarëve shtetërorë, të cilët dyshohen për keqpërdorime të pozitës apo autoritetit zyrtar.

- Advertisement -

Aktakuza përfshin ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin dhe kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj.

Pas lajmit ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka. Ai ka thënë se prona shoqërore në Malishevë është shitur për 7 cent te personi privat dhe është planifikuar të blihej nga shteti sërish 7.000% më shtrenjtë.

Kjo sipas tij, është bërë nga Qeveria e Ramush Haradinajt, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Reagimi i Manxhukës në Facebook:

A i mbani mend se si nëpër studio televizive herë ish-qeveritarë e herë analistë të tyre na thonin ‘Kosova nuk është vetëm zi’, se gjoja VV veç zi po shihte!?

- Advertisement -

Dhe, del sot lajmi se toka në Malishevë është privatizuar për 7 cent, pra 7 cent për ari dhe planifikim për t’u blerë për shpronësim nga qeveria Haradinaj për më shumë se 7000 (lexo 7 mijë) për qind më shtrenjtë.

Pra, prona shoqërore është shitur për 7 cent te personi privat dhe është planifikuar të blihej nga shteti sërish 7.000% më shtrenjtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit