9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Prin për vaksinim, por Izraeli po shënon rritje të rasteve

Rekomandime

Numri i të infektuarve në Izrael është rritur, raporton Ministria e Shëndetësisë e këti shteti. Kjo ka ndodhur edhe pse Izraeli e ka numrin më të lartë të vaksinimeve për kokë banori.

- Advertisement -

Vetëm të mërkurën janë raportuar 307 raste të reja me COVID-19, shkruan Independent.

Numri i të infektuarve është i lartë krahasuar me rastet e muajve prill dhe maj, kur shpesh janë raportuar më pak se 100 raste të reja të infektimeve në ditë.

Sipas të dhënave të faqes “Our World in Data”, rreth 60 për qind e popullsisë së Izraelit tashmë është vaksinuar me të dyja dozat.

- Advertisement -

Ekspertët dhe infektologët besojnë se rritja e infektimeve të reja vjen si pasojë e adoleshentëve dhe personave më të rinj në moshë, andaj kryeministri i ri Izraelit, Naftali Bennett, i ka udhëzuar qytetarët që t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.

Përkohësisht janë kthyer edhe masat parandaluese si mbajtja e maskës në hapësira të mbyllura.

- Advertisement -

Edhe pse shtet i vogël i Lindjes së Mesme, Izraeli ka pranuar lëvdata nga shtetet perëndimore për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e popullatës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit