11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Djali iu zgjedh kryetar i PDK-së, vjen reagimi i parë nga Milazim Krasniqi – këto janë fjalët e tij

Rekomandime

Milazim Krasniqi ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjes së djalit të tij, Memli Krasniqit, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Ai u shpreh se Memli e ka pasur dhe e ka gjithmonë përkrahjen e tij të plotë, në të gjitha projektet.

“Memli e ka pasur dhe e ka gjithmonë përkrahjen tonë të plotë, në të gjitha projektet, sepse ne e dimë që ai angazhohet vetëm në punë të mira, të mbara e të dobishme, për familjen e për vendin tonë të dashur”, shkroi profesor Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Zgjedhja e Memlit për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, për mua, Ediben dhe gjithë familjen tonë, është një përmbushje e besimit që gjithnjë kemi pasur dhe e kemi në Memlin, si një djalë i mbarë, i suksesshëm, i dashur, i përkushtuar, me vlera të larta njerëzore. Memli e ka pasur dhe e ka gjithmonë përkrahjen tonë të plotë, në të gjitha projektet, sepse ne e dimë që ai angazhohet vetëm në punë të mira, të mbara e të dobishme, për familjen e për vendin tonë të dashur. Prandaj e ka përkrahjen tonë të plotë edhe në detyrën e tij të re dhe më shumë përgjegjësi. Të udhëheqësh PDK-në, realisht është ta prekësh me dorë historinë e këtij shteti, sepse PDK-ja është pjesë substanciale e lirisë dhe e ndërtimit të shtetit tonë. Ne besojmë se historia e lavdishme e këtij projekti politik dhe oferta e re për kohën që kemi përpara, do t’i prijë Memlit tonë drejt sukseseve të reja. Urime, babush! Zoti të ndihmoftë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit