Wesley Clark gjeneral i ushtrisë së SHBA’së, kishte futur në përdorim Apaçat për ta B0MBARDUAR Serbinë në vitin 1998, për ta çliruar njëherë e mirë popullin e Kosovës nga ta.
Si i ri mbeti pa babë dhe u adoptua nga bashkëshorti i ardhshëm i nënës së tij, Victor Clark. Këtë gjë si dhe origjinën e tij, Wesley e mësoi shumë vonë, pas moshës 20 vjeçare.
Për t’ju njohur më mirë me mikun e popullit të Kosovës, kemi përzgjedhur gjashtë fakta nga jeta e tij:
1. Wesley Clark është bërë i njohur në qarqet e gjëra shqiptare pas emërimit të tij komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën më 11 korrik 1997.
2. Wesley Clark ka thënë për Iuftën në Kosovë se: “Keto ishin B0MBARDIME politike ndaj Serbise, sepse si gjeneral ushtarak, ju garantoj, se ndryshe, Iufta në Kosovë do të kishte mbaruar për katër ditë”.
3. Është i lindur me 23 dhjetor të vitit 1944. Babai i tij biologjik ishte Benjamin Jacob Kanne që kishte origjinë hebreje, i ardhur në Amerikë nga Rusia në fund të shek. XIX. Clarku është i martuar me Gertrud Kirgiston nga Bruklini me të cilën ka një fëmijë, Wesley i Riu, i cili studion në Kaliforni.
4. Në Iuftën e Vietnamit, atë e gjemë si toger që komandonte me tri kompani, të cilat ishin me detyrë Iuftarake në Lai Khe. Njësia e tij dallohej nga të tjerat për mënyrën e planifikimit dhe të ndërmarrjes së operacioneve Iuftarake, çka do të thotë se kishte rezultate të shkëlqyeshme. Për suksesin dhe trimërinë e dëshmuar ai u dekorua me shpërblimin Silver Star (ylli i argjendtë).
5. Deri në vitin 1986 shërben si komandant i batalionit të parë të brigadës 77 të Divizionit të katërt dhe në këtë vit dhe në vazhdim të Iuftës së ftohtë, Clark merr përsipër komandën e brigadës së tretë të Divizionit të katërt të këmbësorisë. Këtë postë e mbanë deri më 1988.
6. Më 11 korrik 1997 emërohet komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropë dhe më 23 mars 1999 nga sekretari i Përgjigjëm i NATO-s Havier Solana merr urdhrin për fillimin e reagimit ushtarak ndaj gjenocidit në Kosovë të ndërmarrë nga ish-Jugosllavia. Intervenimi nën komandën e Clark-ut nga qarqet ushtarake merret i suksesshëm pasi që i arriti objektivat e parapara të intervenimit e që ishin:
–ndalimi i menjëhershëm i të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe paramilitare të njësive serbe
-ndalimi i menjëhershëm i shpërnguljes me dhu.në të banorëve nga Kosova
-kthimi i pakusht i të gjithë të larguarve nga Kosova
-përdorimi i një force ndërkombëtare për sigurinë e qytetarëve dhe jetësimin e këtij plani
-ardhja e virifikatorëve ndërkombëtarë në Kosove.
Gjatë këtij intervenimi ai futi në përdorim edhe Helikopterët Apache (Apaçi) dhe pregaditi hapësirën për sulmim në atë masë sa që më 20 prill edhe Bullgaria e vuri në dispozicion hapësirën e saj me kusht të garantimit të mbrojtjes së territorit të saj.