Gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është ngritur aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, dhe katër të pandehurve të tjerë: Fitim Mustafa, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani.
Hoxhaj në një emision televiziv, ka folur në lidhje me këtë çështje.
Ajo thotë se sipas ligjit për Prokurimin Publik, ministri është i fundit që i nënshkruan kontratat.
“Ministri nuk i udhëheq procedurat e Prokurorimit Publik, dhe ministri i nënshkruan ato kontrata që janë në vlerë mbi 100 mijë euro”, thotë Hoxha.
Ajo ka treguar se kjo është një fushatë tendencioze që e ka pasur gazetarja Jeta Xharraj.
Kjo ka treguar se ka ngritur edhe padi ndaj Xharrës për shpifje, që sipas saj në hulumtimin e publikuar nga Xharra nuk ka pasur fakte.
“Kjo është tendencioze, për përfitime personale dhe për të përfituar nga lajmet senzasionale, për të iu shtuar klikimet dhe për të përfituar projekte”, thotë ajo.
Sipas saj, kjo është e bazuar në teori konspirative dhe thashetheme.
“Në lidhje me këtë, unë kam ngritur padi ndaj Jeta Xhërrës, për shpifje qysh në korrikun e vitit të kaluar. Pra shumë kohë më herët unë kam ngritur padi ndaj Jeta Xharrës për shpifje”, pohon Dhurata Hoxhaj.