2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Dritan Abazoviq flet për raportet me Albin Kurtin, tregon se çfarë kanë të përbashkët

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur për raportet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se ka respekt për të.

- Advertisement -

Ai në një intervistë në ‘Pressing’ në T7 tha se raportet e Malit të Zi me Qeverinë e Kosovës janë shumë të mira.

Madje ai thotë se pret që ta vizitojë Kosovën shumë shpejt, raporton Gazeta Express.

“Ndoshta i kemi politikat pak më ndryshe, politika jeme është më e frymëzuar në mënyrë evropiane. Unë nuk them se politika e Kurtit nuk është e frymëzuar në atë drejtim. Por çështjet në Kosovë nuk janë si në Mal të Zi, dhe besoj që kjo ka ndikuar shumë në përcepsionin e politikës. Kam një respekt për Albin Kurti, dhe më vjen mirë që dikush nga trevat tona ka arritur kaq sukses. Raportet me Qeverinë e Kosovës i kemi shumë të mira, pres shumë shpejt të vizitojë edhe Prishtinën dhe besoj që edhe ata do të na japin një frymë shumë të re”, tha Abazoviq.

- Advertisement -

Ai thotë se të përbashkët me kryeministrin Kurti e kanë edhe luftimin e korrupsionit.

“Përveç që jemi nga një trevë e përbashkët, e kemi të përbashkët edhe luftën ndaj korrupsionit. Mendoj se edhe me retorikë edhe me mesazhe dhe me vepra jena shumë të barabartë”, shtoi Abazoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit